Cakaj: E duam finalen!

Mbrojtësi kyç i Drenicës, Ismet Cakaj, shpreson që Drenica të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kundër Feronikelit, duke thënë që në Skenderaj e duan shumë një finale të Kupës.

“Do të udhëtojmë drejt Prizrenit për ta respektuar në maksimum Kupën e Kosovës, që është një trofe shumë i respektuar në futbollin kosovar. Fati ka dashur që të takohemi me liderin, mirëpo besoj që me pak fat mund të kualifikohemi në finale”, deklaroi Cakaj për Gazetaolle.com.

Gjyqtar kryesor në ndeshjen Feronikeli-Drenica, do të jetë Kreshnik Vula.