Cagliari shkarkon Zolan

Cagliari e ka përdorur ‘shkarkimin’ për herë të dytë këtë edicion. Klubi italian e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Gianfranco Zola, pas rezulateve negative që i ka marrë skuadra gjatë xhirove të fundit.

Kryesia e klubit sardenjas e ka konfirmuar një gjë të tillë sot përmes një komunikate për shtyp, derisa ende nuk është bërë i ditur emri i trajnerit të ri. Para Zolës në shtabin teknik të Cagliarit ka qenë Zdenek Zeman, por edhe aventura e tij përfundoi në të njëjtën mënyrë. /Gazeta Olle