Cagliari kthehet, Atalanta largohet?

Prokuroria e Kremonës para pak ditësh ka kërkuar daljen para gjykatës për shumë personazhe të futbollit.

Një prej tyre është edhe trajneri aktual i Atalantës, Stefano Kolantuono, i cili akuzohet se ka pasur dijeni për trukimin e ndeshjes Crotone-Atalanta në vitin 2011.

Për këtë ndeshje, Atalanta rrezikon një ndëshkim me heqje pikësh nga sezoni i sapombyllur, gjë që kthen në lojë Cagliarin.

Klubi sard është vënë në lëvizje dhe tashmë kërkon drejtësi: “Për Cagliarin, kampionati është i parregullt, duke qenë se ka marrë pjesë një klub nën akuzë për trukime. Nëse akuzat rezultojnë të vërteta dhe, sipas rregullores, Atalanta dënohet me heqje pikësh, atëherë ne duam drejtësi dhe na takon kthimi në Serinë A”.