Caceres do ta ‘harrojë’ fushën e gjelbër

Mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres, do të mbetet jashtë fushave edhe për 10 javë pasi sot i është nënshtruar operacionin në nyjën e tij.

Ky operim i uruguaianit ishte tejet i papritur, pasi që lojtari u lëndua të dielën gjatë stërvitjeve dhe sot menjëherë është dashur të operohet.

Kampioni i Italisë ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare se mbrojtësi i është nënshtruar dy operacioneve gjatë ditës së sotme, një në nyje dhe tjetrin në krahë, transmeton telegrafi.

Sipas komunikatës së tyre, lojtari pritet të kthehet në fushat e blera pas 10 javësh.