Bytyqi: Këta lojtarë nga Kosova, mund të shkojnë në Gjermani

Bernard Berisha (Skënderbeu), Valdrin Rashica (Finlandë) dhe Fatlum Ramadani (ish-futbollist i Hajvalisë), mund të provojnë një aventurë në futbollin gjerman.

Menaxheri kosovar, Afrim Bytyqi, zbulon se Berishën do ta shikojnë nga afër disa klube gjermane. “Klube nga Gjermania do ta shikojnë Bernard Berishën. Janë disa mundësi edhe për Valdrin Rashicën dhe Fatlum Ramadanin, po ashtu në Gjermani”, ka thënë për Gazetaolle.com, Afrim Bytyqi.

Ai këto ditë po qëndron në Korçë, së bashku me trajnerin kosovar Ismet Munishi, ndërkohë që kanë pasur disa takime ku është diskutuar për Bernard Berishën, edhe me presidentin e Skënderbeut të Korçës, Ardijan Takaj.