Bytyqi futet në lojë dhe asiston, Cikalleshi gol shënon (VIDEO)

Zymer Bytyqi po tregon vlerat e tij te skuadra e Konyaspor në ndeshjen ndaj Goztepe, duel ky në kuadër të xhiros së 19’të në Superligën turke.

Bytyqi me t’u inkuadruar në lojë në pjesën e dytë ka asistuar për te Cikalleshi i cili e shënoi golin e parë për klubin e tij, shkruan Gazeta Olle.

Kjo është paraqitja e dytë e sulmuesit kosovar për klubin e tij.

Takimi përfundoi me rezultatin 2-3, dhe fatkeqësisht goli i dyshes së shqiptarëve nuk mjaftoi.

Cikalleshi u vlerësua me notën 7.5 nga SofaScore, ndërsa Bytyqi me 7.2 pavarësisht minutave të limituara./GazetaOlle/