Konyaspori ka kaluar në epërsi ndaj Fenerbahces me duelin që po luhet në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Turqisë
Ndeshja filloi furishëm dhe dy skuadrat tentonin të kalonin në epërsi.
Por, atë e arriti skuadra mysafire pas vetëm 35 minutash lojë dhe aty ishte kush tjetër por Zymer Bytyqit.
Reprezenutesi i Kosovës përfitoi nga një gabim i portierit të Fenerit, për të shënuar për 1-0.
Ky ishte goli i katërt deri më tani për Zymerin, derisa ka edhe pesë asistime në elitën e futbollit turk. /Gazeta Olle/
https://twitter.com/Anlikgoller16/status/1505584263693062147