Bylbyl Sokoli: Shtabi teknik i Kosovës duhet të largohet pas ndeshjes me Turqinë

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, edhe sot ka analizuar ndeshjen që luhet nesër në Shkodër, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka kritikuar edhe këtë herë shtabin teknik, duke thënë se ai duhet të largohet pas takimit me Turqinë.

“Kosova ka zhvilluar përgatitje amatore, ku kemi pasur edhe dy lëndime. Me këta lojtarë ne është dashur të luftojmë për t’u kualifikuar në Botëror. Ne kurrë nuk do të kemi grup më të lehtë se sa që kishim tani me këto skuadra. Ky shtab teknik duhet të shkoj pas ndeshjes me Turqinë”, ka thënë Sokoli për Radio Dukagjinin, raporton Gazeta Olle.

Ish-trajneri i Kosovës në vitet e para të pas luftës, nuk beson se lojtarët tanë mund të shkaktojnë befasi në ndeshjen e nesërme.

“Në ndeshjen e nesërme pres fitore të Turqisë. Nuk jam optimist se mund të marrim ndonjë rezultat tjetër”, ka thënë ndër të tjera Sokoli.

Kosovë – Turqi luhet të dielën nga ora 20:45. Përfaqësuesja jonë ndodhet në vendin e fundit me vetëm një pikë nga pesë ndeshje të luajtura.

Ajo në grup ka edhe Islandën, Kroacinë, Ukrainën dhe Finlandën.

kosova kosovaa kosova stervitje kosova stervitje kosova stervitje