Bylbyl Sokoli e nis mirë te Malisheva, mposht skuadrën gjeorgjiane në ndeshje miqësore

Malisheva po vazhdon fazën përgatitore në qytetin bregdetar turk, Antalya.

Bylbyl Sokoli ka nisur aventurën me fitore te Malisheva, pasi ka triumfuar ndaj Dinamo Batumi me rezultatin 1-0 në ndeshje miqësore.

Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Gavazaj.

Njoftimi i plotë nga FC Malisheva:

FC Malisheva ka luajtur sot ndeshjen e parë miqësore në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Skuadra jonë ka shënuar fitore 1:0 ndaj skuadrës nga Gjeorgjia FC Dinamo Batumi.

Ndeshja mes Malishevës dhe ekipi gjeorgjian nisi nga ora 14:30 sipas orës lokale në Kosovë.

Golin për Malishevën e shënoi Alush Gavazaj. /Gazeta Olle/

Khadia Brown shpallet MVP e xhiros së 13-të në Superligën e Femrave

Këshilli Emergjent i FFK-së viziton stadiumet që u dëmtuan pas vërshimeve të fundit