Bylbyl Sokoli: Duhet Liga Unike, më mirë të dërgojmë dy skuadra të fuqishme në Evropë se shtatë për “sy e faqe”!

Bylbyl Sokoli ka përsëritur idenë e tij për krijimin e një Lige Unike të Kosovës dhe Shqipërisë në futboll.

Trajneri i mirënjohur ka theksuar në Dukagjini se vetëm në atë mënyrë, shqiptarët do të kishin skuadra të fuqishme që sipas tij do të kualifikoheshin cdo vit në fazën e grupeve, përcjellë Gazeta Olle.

“Unë nuk pajtohem me Jupin që kërkon një kompeticion të përbashkët. Unë jam pro mendimit të kemi një ligë të përbashkët”, deklaroi Sokoli.

“Në një Ligë Unike do të kemi shumë Muriqa, shumë Rrahmana, shumë Rashica, shumë Kumbulla, pra nuk do të kemi shpërndarje të cilësisë si tani. Më mirë t’i kemi dy skuadra të fuqishme në Evropë që kualifikohen në grupe e jo shtatë ekipe që marrin pjesë për sy e faqe”.

“Këtu bëhet shumë luftë për t’u ndarë, jo për t’u bashkuar. Kjo bën që Kupa Mbarëkombëtare të bëhet shkel e shko, me 15 tifozë”, u shpreh Sokoli.

Njëjtë si për Ligën Unike, Sokoli ka theksuar që edhe bashkimi i shqiptarëve në një Kombëtare të vetme, do të bënte që të kishim një skuadër përfaqësuese më të fortë. /Gazeta Olle/

PO APO PO? 🇽🇰🤝🇦🇱Redi Jupi: Futbolli të formojë një kompeticion unik si basketbolli, ja çfarë duhet të sakrifikojnë FFK dhe FSHF!➡️ bit.ly/3hIzwyU

Gepostet von Gazeta OLLE am Sonntag, 20. September 2020