Bylbyl Sokoli drejt stadiumit për ta mësuar fatin e tij

Po largohet apo jo. Sot është dita D për trajnerin Bylbyl Sokoli. Stërvitja e skuadrës nis në ora 15:40, ku para stërvitjes pritet t’i kumtohet lajmi trajnerit të mirënjohur, mëson GazetaOlle.com.

Kryesia e klubit ende nuk dihet se çfarë ka vendosur, t’ia aprovojë dorëheqjen, apo të mbetet deri në fund trajner i Prishtinës.

Gjasat më të mëdha janë që ai do të largohet, por gjithçka do të mësohet në stërvitjen e skuadrës. Para stërtivjtes, Sokoli do të takohet me kryesinë.

‘Profa’ të dielën ofroi dorëheqjen, e cila erdhi pas humbjes 2:0 nga Hajvalia. (Gazeta Olle)