Bylbyl Sokoli afër marrëveshjes me skuadrën e njohur shqiptare

Gjëja e parë që pritet të marrë zgjidhje në Kukës është ajo e trajnerit. Dy janë pistat për momentin, konfirmimi i Rrahman Hallaçit që e mori detyrën provizorisht pas dorëheqjes së Enkeleid Dobit apo zyrtarizimi i një trajneri të ri.

Për momentin, të dyja po shihen me shumë interes nga ana e klubit dhe ende nuk mund të thuhet me siguri se çfarë vendimi do të merret.

Megjithatë, sipas burimeve në klub, gjasat më të mëdha janë që të gjendet një timonier i ri dhe t’i jepet besimi deri në fund të sezonit, me shpresën se me ndërhyrjet në merkaton e janarit do të arrihet edhe Europa.

“PISTA” SOKOLI – Gazeta e pati përmendur edhe më herët që Bylbyl Sokoli ka qenë një alternativë e Kukësit në kohën kur pankina e Dobit po vihej në dyshim, pasi tekniku u pa në disa ndeshje në tribunë. Mirëpo, atë kohë klubi e mohoi që Sokoli ishte një opsion, kjo edhe për faktin se i kishin dhënë besimin Dobit.

Tani, me largimin e tij dhe me një pankinë vakante, shtohen zërat për një bashkëpunim për pjesën e mbetur të sezonit.

Burime të besueshme të “Panorama Sport” pranë kampit verilindor, pohojnë se Sokoli është një opsion konkret dhe palët shumë shpejt mund të arrijnë në një marrëveshje.

Gjithsesi, ndryshe nga sa ka ndodhur zakonisht, kur ishin kuksianët ata që i vendosnin kushte trajnerit, tani është ky i fundit që ka vënë kushtet e tij.

Real Madridi vihet pas yllit të Bayern Munich

Këta janë pesë futbollistët më të shtrenjtë të Serie A