Bye, Bye Löw? Federata Gjermane e Futbollit me mbledhje të jashtëzakonshme për fatin e trajnerit

Mbledhje e jashtëzakonshme më 4 dhjetor për vlerësimin e punës së trajnerit Joakim Löw.

Kështu ka njoftuar Federata Gjermane e Futbollit duke e mbajtur me zemër të ngrirë  trajnerin e “panzerave” deri në atë datë.

Ky vlerësim do të bëhet pas humbjes katastrofale 6-0 ndaj Spanjës, pas rezultateve negative në Ligën e Kombeve ku Gjermania e Lëvit arriti të fitonte vetëm 2 nga 6 ndeshje. Löw tani ndjen zyrtarisht lëkundjen në stolin e tij. Gjithçka pritet të qartësohet pas mbledhjes së 4 dhjetorit.