Busquets: Ishim më të mirët

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, është shprehur i lumtur pas triumfit në “Vincente Calderon” ndaj Atletico Madridit, duke thënë që katalunasit ishin më të mirët.

“Kampionati është shumë i rëndësishëm sepse për të luftohet çdo javë. Ishim më të mirët deri më tani, prandaj e fituam titullin. I kemi edhe dy finale tjera, në Champions dhe në Kupë, është sezon historik”, deklaroi Busquets.

Ky ishte titulli i shtatë i Barcelonës në 15 vitet e fundit në La Liga. /Gazeta Olle