Burnley thyen tabun prej 24 fitoresh radhazi të Liverpoolit si vendas

Burnley ka arritur që me një gol në pjesën e dytë të del me pikë nga Anfield në përballje ndaj Liverpoolit.

Në faktë, skuadra e Burnleyt ka thyer një tabu prej 24 fitoreve radhazi të Liverpoolit në fushë të vetë.

Liverpooli ishte dominues në ndeshjen që u zhvillua sot në Anfield, duke e mbajtur 70 për qind të posedimit të topit dhe duke i bërë gjithsej 22 goditje drejt portës.

Megjithatë mysafirët i shfrytëzuan rastet e tyre më mirë.

Me këtë barazim, Burnley ngrihet në pozitën e nëntë në tabelë, me 50 pikë të grumbulluara, ndërsa skuadrës së Kloppit nuk i prish punë më shumë sesa vetëm për statistika, pasi që tashmë veçse është i konfirmuar edhe matematikisht si kampioni i ri i Anglisë.