Klubi i njohur zviceran, Grasshopper Club Zurich ka njoftuar zyrtarisht emërimin e legjendës shqiptare, Burim Kukeli, si trajner të tyre të ri për sezonin 2023/24.
Në korrik të vitit 2021, Kukeli përfundoi karrierën e tij si futbollist profesionist dhe më pas iu bashkua SC Kriens si ndihmës trajner.
Atje ai tashmë kishte punuar me sukses me trajnerin aktual të Grasshopper, Bruno Berner, ndërsa më parë ka punuar edhe si ndihmës trajner në FC Wil dhe FC Sion.
Megjithatë, Kukeli së fundmi ishte trajner i ekipit të Grasshopper U21 dhe tani i është bashkuar stafit të trajnerëve të ekipit të parë.
Grasshopper Club Zürich is delighted to announce the promotion of Burim Kukeli from the U21 team to the 1st team coaching staff. Previous assistant coach, Sero Noka now takes over as head coach of the U21s.
More: https://t.co/zJq9J2kYDk#gc #zurich
— Grasshopper Club Zürich (@GCZurich_EN) July 21, 2023
“Grasshopper Club Zurich ka kënaqësinë të promovojë Burim Kukelin nga U21 në ekipin e parë. Asistenti i mëparshëm, Sero Noka, tashmë merr postin e trajnerit të GC U21”.
“Grasshopper Club Zurich është krenar që ka Burim Kukelin në stafin e trajnerëve të ekipit të parë dhe pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin e suksesshëm me Sero Nokën”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.
Ndryshe, edhe Sero Noka është trajner shqiptar, i cili përvojën e tij si trajner e fitoi në futbollin shqiptar përpara se të emërohej si analist i ndeshjeve në FC Sion.
Sero Noka është në Grasshopper që nga janari i këtij viti dhe tani do të vërë në provë aftësitë e tij në rolin e tij të ri.