Bunjaku: Ylli brazilian ishte gati të vinte te Kosova, Vokrri më tha ‘JO’

Në kohën kur Kosova është pranuar nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s, trajneri i dardanëve në atë kohë, Albert Bunjaku, mendoi për përfshirjen e lojtarëve të huaj.

Një portier turk dhe futbollisti brazilian Ariclenes da Silva Ferreira ishin gati për të përfaqësuar Kosovën.

Ky i fundit kishte luajtur me grupmoshat e Brazilit, ndërsa më pas me refuzimin e Kosovës zgjodhi që të pranonte ftesën e Rusisë, atje ku zhvilloi dy ndeshje.

Në një intervistë për “Indeksionline”, Bunjaku tregon se ishte presidenti i ndierë Fadil Vokrri që e ndaloi këtë kalim. Nga krahu tjetër ndizet edhe një diskutim shumë i madh: “Përse mos të marrim lojtarët e huaj?”.

“E pyeta Vokrrin për sjelljen e Arit. E dija që kjo ishte ‘vetëvrasje’ menjëherë pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Dhe sigurisht se mora një JO!”.

“Arin e kisha sa isha pjesë e Kalmarit. Ai pas disa muajsh mori nënshtetësinë ruse dhe luajti për Kombëtaren A. Kisha po ashtu një bisedë edhe me një portier turk”.

Image result for ARI BRASIL RUSIA

“Në basketboll është normale, kurse në futboll jo. Nuk e di pse? Shtrohet pyetja ku të gjithë mund ta bëjnë këtë, kur do e hapim derën edhe ne”, u shpreh Bunjaku.