Bunjaku s’merret me kritikuesit, arsyeton listën

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, nuk dëshiron të komentojë kritikat e marra nga trajnerët Ismet Munishi e Afrim Tovërlani, sipas të cilëve Bunjaku është dashur të ftojë më shumë lojtarë të Superligë, si dhe ata që luajnë në kampionatin shqiptar.

I pari i Përfaqësueses, në intervistën për Gazetaolle.com, sqaron gjithë listën, duke komentuar të paftuarit, si dhe të ftuarit për herë të parë.

 

Dje e keni shpallur listën, kur do të bëhet grumbullimi?

Me të 23-tin grumbullohemi, disa lojtarë vijnë edhe me të 22-tin. Disa kanë ndeshje edhe nesër. Loja e parë është me të 24-tin, më 25 është regjenerimi, pastajmë udhëtojmë në Nordheim, ku më 27 mars luajmë lojën e dytë. Më 28-tin kthehemi.

 

Çfarë pret nga këto dy ndeshje?

Janë dy lojë shumë të mira, kundërshtarët s’ka nevojë për prezantim, nga ish-kampioni i Gjermanisë deri tek kampioni i Evropës. Mirëpo, për neve me rëndësi është që i kemi këto dy lojë për tri ditë, në mënyrë që t’i testojmë disa lojtarë dhe të shohim gjendjen e tanishme të tyre.

 

Sa i përket listës, keni marrë kritika nga trajnerët Ismet Munishi e Afrim Tovërlani. Cili është komenti juaj?

Nuk dua t’i komentoj. Nuk është pjesë e imja, edhe pse respektojë mendimin e secilit.

Unë vetëm mund të them se ne jemi ende në fazën kur kemi problem serioze nga klubet. Janë problem të mëdha, sepse ndeshjet tona janë vetëm miqësore, dhe klubet e tyre i shohin garat më të rëndësishme se sa miqësoret e Përfaqësueses.

 

Dmth, klubet nuk ua kanë lejuar lojtarët. Për cilët lojtarë është fjala?

Është Alberti (Bunjaku), ku klubi i tij (St.Gallen) ka hezitim. Janë nja 5-6 lojtarë që kam dashur t’i kem afër vetes, por klubet hezitojnë t’i lëshojnë, nuk dua t’i përmed emrat e tjerëve.

 

Për herë të parë është ftuar Erton Fejzullahu dhe 5-6 lojtarë tjerë.

Ertonin e njoh prej vitit 2006-07 kur ishte në Copenhagen, atje kam qenë dhe e kam parë. E njoh mirë, s’ka qenë momenti deri tash që ai të vijë, tash është momenti. E kemi lejen për miqësore dhe pretendimet i kemi për kualifikimet e Kampionatit Botëror.

Pastaj, projekti ynë për lojtarët është interesant. Është shumë mirë që e kemi ftuar atë, pasi në mungesë të Ilir Azemit, kemi sjell një sulmues që ka përvojë ndërkombëtare, ka qenë edhe pjesë e Suedisë A.

 

Si e bindët Donis Avdijajn, i cili sonte shënoi gol?

Donis Avdijajn e kam bindur, pasi kisha një bisedë me të, ai me të vërtetë më ka lënë përshtypje, edhe pse 18-vjeçar, ishte i pjekur në bisedë. Planet tona, projekti, mendimet, mundësitë që i kemi, ai i ka pranuar dhe ka ardhur me qejf. Pastaj, Donisi e ka shok Besar Halimin, me të cilin njihen mirë, sikurse shumica e lojtarëve dhe këto janë aspekte positive për një Përfaqësuese.

 

Pse nuk u ftua Mentor Zhdrella?

Pozitë e Zhdrellës është e njëjtë me atë të Besar Halimit, për të cilin është e interesuar Borussia Dortmundi dhe Benfica. Flitet për një 20-vjeçar që e udhëheq ligen e tretë në Gjermani për nga asistimet, dhe është në moshë interesante. Edhe Bersanti ka 18-vjet luan në Manchester City, dhe njëashtu e kërkojnë shumë klube. Duke marrë parasysh gjithë këto, atëherë unë duhet të mendojë për vitin e ardhshëm për kampionat botëror se kush mund të jetë në Përfaqësuese, kurse Mentori i ka 27 vjet.

 

Po nga Liga e Shqipërisë, përse nuk u ftua asnjë?

Nëse e marrim konkurrencën, Liga e Shqipërisë është e 42-ta në botë, Lihtenshtajni është pesë vende më lart se ata. Shqipëria ka rritje, por është larg nga Ligat e Evropës, nuk është atraktive. Gjithmonë duhet shikuar edhe konkurrencën, Loret Sadiku, Fanol Perdedaj, Donis Avdijaj, etj, pra gjithmonë kanë të bëjnë me konkurrëncë të lojtarëve. Nëse nuk i thërras sot, nuk do të thotë që nuk i thërras herën tjetër.

 

Nga Superliga u ftuan Milot Rashica e Altik Muhaxhiri.

Miloti është lojtar interesant, ia kemi dhënë mundësiinë, ia kemi ofruar me pa se si është në Përfaqësuese. Altiku po ashtu ka qenë me U-21 të Kosovës, është portier Superligës, i ri. Ilir Avdyli ka pasur të vije, por nuk mundi ta marrë vizën. pati me ardhur por viça ia mophoi. Gjendjen e portierëve e kam bërë edhe me Ahmet Beselicën.