Bunjaku në formacionin e dështakëve

Si zakonisht, pas ndeshjeve të fundjavës e përditshmja zvicerane “Blick” bën përmbledhjen e javës, duke ndërtuar formacionin më të mirë, por edhe atë më të dobët të javës që lamë pas.

Fundjava e shkuar ka qenë modeste për futbollistët shqiptarë, sepse asnjëri nuk bëri ndonjë gjë jashtë normales, edhe pse Jahmir Hyka luajti mirë dhe fitoi një penallti për Lucernën, shkruan “Sportal.al”.

Ndërkaq, te formacioni më i keq është përfshirë sulmuesi kosovar Albert Bunjaku.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës pati një ndeshje për t’u harruar kundër Grasshopersit, duke rënë në sy vetëm në minutën e 59­të, kur u zëvendësua.

Sulmuesi veteran i Sant Gallenit ka zhvilluar disa ndeshje të mira në pranverë dhe këtë sezon ka shënuar 3 gola, por të shtunën zhgënjeu.