Bunjaku: Ndeshja me Turqinë, më e mira!

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, është rrëfyer në një intervistë për Gazetën ‘Olle’. Ai shpalos momentet më interesante gjatë vitit të fundit, kur Kosovës iu lejuan ndeshjet miqësore nga FIFA. Ndër të tjera, Bunjaku thotë se ndeshja me Turqinë ka qenë më e mira dhe më e dobëta e Kosovës, edhe pse u mund me shifrat ‘tenistike’ 6:1.

Sot janë bërë një vit prej që Kosova është lejuar të luaj ndeshje miqësore. Si e vlerësoni këtë periudhë një-vjeçare?

Bunjaku: Gjithçka po ecën shpejtë. Së bashku me shtabin teknik e kemi bërë një raport të punës dhe kemi nxjerrë disa rezultate Në aspektin sportiv kemi ecur shumë mirë dhe jemi një vit para, që i bie të jetë pozitiv duke iu falënderuar dy fakteve. I pari është që kemi zhvilluar pesë ndeshje, kemi luajtur shumë dhe kemi testuar lojtarë dhe ide të punës, kurse e dyta kemi ofruar lojtarë të mirë shumë herët si Samir Ujkani, Albert Bunjaku, e Loret Sadiku, që e kanë parë seriozitetin dhe projektin dhe janë afruar më herët se që kemi pritur. Në këtë drejtim kemi ecur shpejtë. Në aspektin organizativ kemi vështirësi, këtë vështirësi e krijon edhe izolimi që e kemi momentalisht, si në aspektin e izolimit të ligës po ashtu edhe të sportit në përgjithësi. Pastaj, është edhe vështirësia ekomomike dhe duhet të punohet më shumë në organizimin e brendshëm.

Kemi zhvilluar disa ndeshje gjatë kësaj periudhe. Cila është ndeshja më e mirë sipas jush, dhe ajo më e dobët e zhvilluar nga Kosova?

Bunjaku: Unë them Turqia. Turqia më e mira dhe Turqia më e dobëta. 45 minutat e pjesës së parë ishte më e mira pasi intensiteti ishte i lartë, kundërshtari i fortë. Pastaj vijnë edhe parametrat posedimit të topit, krijimi, përfitimi i topit, nuk dallojmë shumë prej Turqisë. Në pjesën e dallimin e bënë pastaj edhe kualiteti individual që shfrytëzohet mirë nga turqit. Luan rol edhe përgatitja fizike dhe koordinimi. Ishte një lojë me dy pjesë. Lojë e mirë ishte edhe me Senegalin, pasi ishte një ndeshje me tempo të lartë ndërsa në fushë kishim lojtarë 16-17 vjeçarë.

Për Kosovën kanë luajtur një numër i konsiderueshëm i lojtarëve, cili ju ka bërë përshtypje më shumë?

Bunjaku: 128 lojtarë, janë provuar gjithsej ndërsa 87-prej tyre vijnë nga Superliga. I bie 67 %.  Jam i befasuar pozitivisht me nivelin që është i mjaftueshëm. Sami Ujkani ka rëndësi të veçantë. Loret Sadiku është interesant, pasi që ka imagjinatë. Fanol Përdadaj autoritiv, Albert Bunjaku. instikiti i tij për të shënuar, shihej që ka eksperiencë në ligat e mëdha. Celina (Bersanti) është kreativ dhe ka një imagjinatë shumë interesante. Ka shumë lojtarë të mirë dhe jam i befasuar në shumë aspekte.

Një moment i paharrueshëm gjatë këtij njëvjetori?

Bunjaku: Është momenti me Haitin, është e papërshkueshme. Ajo lojë dhe ajo ndjenjë mund të përsëritet kur të pranohemi plotësisht për kualifikime. Mundet me qenë ngjarje e njëjtë. Pastaj edhe loja me Omanin, kur e sheh që ne me zemër duam të japim fitore. Kur shikon edhe njerëz që qajnë dhe të bënë të mendosh me punosh më shumë në aspektin sportiv.

Jemi përpara dy ndeshjeve kundër dy skuadrave të njohura gjermane (Eintracht Frankfurt e Werder Bremen). Çka pritni nga këto sfida? 

Bunjaku: Dy lojë shumë të vështira, më të vështirat që kemi për t’i zhvilluar, pasi luajmë kundër sy skuadrave që vijnë nga liga më e fortë në botë. Nuk duhet të flasim më shumë. Për ne është e rëndësishme t’u japim mundësi lojtarëve që i marrim. Duhet ta  shohim nivelin e tyre, gjendjen e tyre. Nëse nuk kemi shumë kohë për testim atëherë duhet t’i shfrytëzojmë ata me kualitet. 

A do të ketë lojtarë të rinjë në këtë tubim?

Bunjaku: Gjithmonë është dera e hapur për lojtarë të rinjë. Listën do ta bëjë të ditur pak ditë para tubimit, pasi janë edhe 3-4 ndeshje deri në tubim. Jemi në fazën e konkurrencës dhe do të luajmë më kundërshtarë kualitativ.

(Lavdim Pireva)