Bunjaku konfirmon sulmuesin që do ta zëvendësojë Besart Berishën

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i ketë dy ndeshje gjatë muajit shtator, për eliminatorët e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Për IndeksOnline, ka folur përzgjedhësi Albert Bunjaki i cili tregon gjendjen e skuadrës dhe tre lojtarët e rinj që do të grumbullohen në ekipin përfaqësues.

“Gjendja asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë se tani, ku realisht kemi një numër të madh të lojtarëve që kanë pak minutazh me klubet e tyre. Kjo është një situatë e rëndë. Ne do t’i luajmë katër ndeshje për 33 ditë, në shtetet e ndryshme larg Kosovës. 9 lojtarë janë në zonë të vështirë, duke pasur pak minutazh”, ka thënë Bunjaki.

Trajneri i Kosovës gjithashtu deklaroi se do të ketë lojtarë të rinj në ekip për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Finlandës.

“Ardin Dallku, Erton Fejzullahu dhe Bajram Jashanica, do t’na bashkohen për këto dy ndeshje”, vazhdoi tutje Bunjaku.