Bunjaku: Kam harxhuar mbi 2 milionë Euro për Kosovën

Albert Bunjaku për disa vjet drejtoi Kombëtaren e Kosovës.

Ai iu afrua vendit të tij në kohën kur futbolli kosovar kishte nevojë për të krijuar një Kombëtare të frikshme që e ka sot.

Por, gjatë periudhës së tij sa ka qenë te Kosova, ai ka bërë shumë udhëtime për t’u takuar me lojtarë e gjëra të ndryshme. Të gjitha këto shpenzime i ka mbuluar vetë.

Bunjaki në një intervistë për Reporterin ka thënë se ka harxhuar mbi 2 milionë euro gjatë kohës sa ishte te Kosova, por që në asnjë moment nuk është penduar.

“Njerëzit e kanë dhënë jetën për Kosovë edhe nuk diskutohet kjo është të paktën çka unë kom mujt me ba,  në aspektet ekonomike unë kam harxhuar mbi 2 milionë euro,” ka thënë Bunjaki.