Bunjaku: Jemi vetëm një hap larg ëndrrës

Drejtori Sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku flet për sezonën e mrekullueshme për kryeqytetasit.

Bardhekaltërit po marshojnë drejtë titullit kampion, duke mposhtur në shtëpi skuadrën e Tikvesh me golin e Radeskit në minutën e 49-të.

Këtë fitore e bën më të vlefshme për shkupjanët gabimi i Akademija Pandev dhe Shkëndijes.

Akademija Pandev u mposht 0-1 nga Skpoje, ndërsa Shkëndija nuk arriti më shumë se një barazim me Borec-in.

Shkupi tani është 13-të pikë para përcjellësit të dytë, dhe kjo ka bërë që jo vetëm tifozët, por dhe zyrtarët e klubit të reagojnë në rrjetet sociale.

Drejtori Sportiv, Omer Bunjaku nuk ka ngurruar të shpreh dëshirën e tij të madhe për tu stolisur me titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut.

Botërori i Futsallit / Shqipëria nis grumbullimin në Prishtinë, zbardhet lista e Kombëtares

Prishtina reagon ashpër: Humbje e hidhur dhe e pamerituar