Bunjaku: I kënaqur me formën e lojtarëve, duhet të na prij edhe fati

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka folur për media në stërvitjen e parë para ndeshjes ndaj Islandës.

Trajneri e konfirmoi gjendjen e rregullt të lojtarëve dhe shpreson në pak fat, pasi rastet nuk kanë munguar asnjëherë.

 

“Është stërvitja e parë, kemi bërë disa kombinime dhe pozicione. Motivimi është i brendshëm, me vesh fanellën e Kosovës është nder dhe përgjegjësi e madhe”.

“Gjendja e lojtarëve është në rregull, jam shumë i kënaqur me konkurrencën brenda ekipit. Lojtarët duhet me kuptua se të gjithë nuk munden të luajnë”.

“Islanda është mjaft kompakte në mesfushë, por ne kemi krijuar gjithmonë raste dhe shpresoj të kemi fat këtë herë”, tha Bunjaku.