Bunjaku: Fitorja do të vjen në vjeshtë, ose nesër

Përzgjedhësi Albert Bunjaku ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka folur për takimin e nesërm me Turqinë.

Ai tha se ka gati lojtarët dhe se Kosova është e gatshme.

“Të gjithë lojtarët i kam në dispozicion, është loja më e vështirë. Tani të gjithë kundërshtarët i njohim. Njëkohësisht edhe ata na njohin neve. Kem sadopak kemi filluar të krijojmë eksperiencë, prej lojës në lojë jemi më kompakt më agresiv më të komponuar. Në disa pozita konkurrenca është rritur, sidomos në sulm. Turqia është një ndër skuadrat që mendoj se ka gjasa të kualifikohet si e dyta”.

bunjakualbert

“Ka edhe lojtarë jashtëzakonisht të mirë dhe trajner të mirë, me eksperiencë, mirëpo loja e fundit ka qenë një lojë shumë interesante e luajtur në Antalia, këtë herë do të jetë ndeshje tjetër”.

“Ajo çka do të vendos është kompaktësia e ekipës, vullneti për fitore, gjë që e ndiejmë veten mirë në Shkodër kur jemi. Kemi përkrahjen masovike të tifozëve Dardan, tifozëve tanë. Dua t’i falënderoj dhe t’i gëzojmë shumë shpejt me fitore ndoshta gjatë vjeshtës, por mund të ndodh edhe nesër”.

“përvoja që kemi bërë tregon se kemi të bëjmë me kundërshtarë shumë kualitativ, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur ta humbim topin. Parapërgatitjet nuk kanë qenë optimale për neve, kemi pasur probleme prej ditës së parë, që na kanë përcjell deri në ditën e fundit”, tha Bunjaku, raporton Gazeta Olle.

Kosova është e gatshme të përballet me Turqinë.

kosova