Bunjaki e lë Përfaqësuesen e Kosovës (FOTO)

Futbollisti kosovar Enis Bunjaki, nuk e shikon te ardhmen te Përfaqësuesja e Kosovës, me të cilën për herë të parë u tubua në moshën 16-vjeçare. Enisi i cili aktivizohet me grupmoshat e reja të skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt, luan edhe me Kombëtaren gjermane U-18. “Te Gjermania e shikoj të ardhmen, aty dua të qëndrojë’, ka thënë Bunjaki për mediat në Gjermani.

Kosova më 24 mars luan pikërisht ndaj Eintracht Frankfurtit, në një ndeshje miqësor derisa Enisi shpreson se do të ftohet nga Gjermania në atë kohë për ndeshjet ndaj Francës dhe më 27 dhe 30 mars, përcjellë ‘Koha Ditore’.

bunjkai