Sirena gjermane për Bajramin, drejtuesi i njohur nis nga puna për t’ia “rrëmbyer” Fiorentinës

Nedim Bajrami

Nedim Bajramin e duan edhe në Bundesliga. Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare bëri një sezon shumë të mirë me Empolin, pavarësisht oshilacioneve.

Në sezonin e tij të parë në Serie A, 23-vjeçari shënoi 6 gola dhe dhuroi 7 asiste, ndërkohë që realizoi edhe 3 gola në Kupën e Italisë.

Shtatorin e kaluar debutoi edhe me kombëtaren shqiptare. Fiorentina insiston prej kohësh për shërbimet e tij, por në garë është futur edhe Hertha Berlin.

Drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Fredi Bobic ka nisur bisedimet me drejtuesit e Empolit, duke shprehur interesim konkret për Bajramin.

Klubi italian kërkon mbi 10 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërkohë që Bajrami shpreson të nisë një tjetër aventurë në karrierë. /SS/

Etrit Halimi largohet nga Vushtrria, ka disa oferta në tavolinë – shumë shpejtë do të vendos për të ardhmen e tij

Gjilani mposhtet në miqësore nga Laçi