‘Bum-bum’ Gjasula

Jurgen Gjasula i ka dhënë 1 pikë të vlefshme Aalen në betejën për t’i shpëtuar rënies në Bundesliga 3. Mesfushori shqiptar ka realizuar dy herë në barazimin 2:2 me Karlsruher, ekip që renditet në vendin tretë dhe synon të ngjitet një kategori më lart.

Gjasula tundi rrjetën e kundërshrave në minutën e 54-t me 11-metërsh dhe në 65-ën. Futbollisti 29-vjeçar i cili ka veshur edhe fanellën e Kombëtares më parë numëron katër gola në këtë sezon.