Bullgaria mund Maqedoninë Veriore, përfundon turneu në Therandë

 

Me ndeshjet e fundit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, ka përfunduar turneu i YDF-së.

Femrat e Bullgarisë kanë fituar 75:39, kurse meshkujt fituan 114:56.

Turneu për katër ditë me radhë është organizuar në Therandë në të dyja konkurrencat për grupmoshën U14.

Ky ishte edhe një organizim nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që ka përvojë në organizimin e garave ndërkombëtare.

Kosova te femrat përfundoi turneun me dy fitore dhe dy humbje, kurse te meshkujt me tri fitore dhe vetëm një humbje.

Turneu do të vazhdojë edhe në shtetet e ardhshme, ku qëllimi përveç garues është të fitojnë përvojë dhe të jenë të përgatitur për të ardhmen.

Rezultatet

E shtunë (9 Prill)
Kosova (F) – Rumania (F) 51:74
Kosova (M) – Rumania (M) 90:60
Bullgaria (F) – Turqia (F) 61:67
Bullgaria (M) – Turqia (M) 89:53
Maqedonia V. (F) – Kosova (F) 44:66
Maqedonia V. (M) – Kosova (M) 86:110
E diel (10 Prill)
Turqia (F) – Rumania (F) 48:50
Turqia (M) – Rumania (M) 93:69
Kosova (F) – Bullgaria (F) 51:89
Kosova (M) – Bullgaria (M) 53:96
Maqedonia V. (F) – Turqia (F) 43:71
Maqedonia V. (M) – Turqia (M) 58:98
E hënë (11 Prill)
Rumania (F) – Maqedonia V. (F) 83:35
Rumania (M) – Maqedonia V. (M) 79:63
Kosova (F) – Turqia (F) 62:49
Kosova (M) – Turqia (M) 58:48
Rumania (F) – Bullgaria (F) 57:53
Rumania (M) – Bullgaria (M) 47:109
E martë (12 Prill)
Bullgaria (F) – Maqedonia V. (F) 75:39
Bullgaria (M) – Maqedonia V. (M) 114:56

Llapi me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale me Prishtinën

Shqipëria e mundi pastër, në Peru “dyshojnë” për kapitenin: Nëse ky është 16-vjeç, imagjinoni kur të shkojë 20-vjeç