Bullgarë e maqedonas në “Suhareka Open 2015”

Pas etapës së tretë të kampionatit kombëtar në kros të paraglajdizmit që kohë më parë u mbajt në Gjirokastër, gjatë fundjavës do të mbahet etapa e katërt e quajtur “Suhareka Open 2015”, në të cilën përvec garuesve nga Kosova e Shqipëria do të marrin pjesë edhe garuesit nga Bullgaria e Maqedonia.

Gara mbahet në vendin e quajtur Skorobisht ndërmjet Suharekës e Prizrenit. Kampionatin e organizon klubi  Shqiponja Artë dhe Federata Aeronautike e Kosovës.

Në renditjen e përgjithshme kryeson garuesi nga Shqipëria Ilir Kafazi, para Artion Vretos dhe Ardall Celinës.

Orari i garave

E premte

16:00 – 18:00 Arritja dhe akomodimi i garuesve
19:00 Shorti
20:00 Darka e përbashkët

E shtunë

09:00 – 12:00 Gara në precizitet
12:00 – 16:00 Gara në kros

E diel

09:00 – 12:00 Gara në precizitet
12:00 – 16:00 Fluturime të lira
16:00 Ceremonia e ndarjes së medaljeve

unnamed