Bukuroshja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulon lidhjen me futbollistin turk të Atalantës

Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjell në jetë një djalë, i cili është fryt i lidhjes së saj me futbollistin e njohur turk, Merih Demiral.

Lajmin e bëri të ditur vet Lushtaku përmes publikimit të disa fotografive në Instagram, ku përveç kumtimit të lajmit se është bërë nënë – ajo zbuloi edhe partnerin e saj, i cili deri më tani ka qenë enigmatik.

Djali i tyre duket se ka ardhur në jetë rreth një muaj më parë.

“Ti ishe sekreti jonë më i bukur. Urime një muaj jetë djali jonë”, shkroi modelja bukuroshe në mbishkrimin e fotografisë, shkruan Telegrafi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Merih Demiral (@merihdemiral)

Edhe Demiral publikoi gjithashtu në Instagramin e tij disa fotografi të çiftit me djalin e tyre.

“Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi në mbishkrimin e fotografive futbollisti i Serie A.

Heidi përndryshe ka një karrierë mjaft të suksesshme si modele në Gjermani, gjersa për vite me radhë ajo ka qenë e përfolur në shoubizin shqiptar për lidhjen me boksierin, Robin Krasniqi, i cili u martua javën e kaluar.

Ndërkohë, 24-vjeçari turk aktualisht luan te Atalanta si huazim nga Juventusi dhe pritet të kthehet gjatë verës te klubi italian.

Donjeta Sadiku është fituese e medaljes së bronztë

Avdijaj dhe Vironi e mbyllin me gola kampionatin austriak