Bukuroshja kroate Angie bëhet romantike, ia përgatitë një befasi të këndshme Lirim Kastratit

Lirim Kastrati muaj më parë ka zyrtarizuar lidhjen me bukuroshen kroate Angie.

Modelja kroate është treguar romantike, teksa ia ka përgatitë një befasi shumë të këndshme yllit nga Kosova, shkruan Gazeta Olle.

Ajo ka përgatitur shtëpinë me qirinj dhe trëndafila të shumtë për ta befasuar sulmuesin nga Hogoshti.

Çifti prej disa kohësh janë bashkë, ndërsa Kastrati tregon dashuri të madhe për të.

Reprezentuesi kosovar po ia kushton golat e shënuar të gjithë bukuroshes kroate, duke bërë me duar shkronjën A. /Gazeta Olle/