Bukuroshja e sportit vushtrrias (FOTO)

Qyteti i Vushtrrisë mund të krenohet me drejtoreshën për Kulturë Rini e Sport në Kuvendin Komunal të kësaj Komune. Bukuroshja Shpresa Rama, i ka dhënë hijeshi sportit vushtrrias.

Por, sa ka qenë e lidhur me sport para se ta merrte postin e drejtoreshës, Shpresa?. “Dikur e konsideroja thjesht ‘sport’, ndërsa tani është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sime. Nëse s’mund të jem fizikisht në ndeshje, apo ta shikoj përmes ekranit, mendjen e kam vazhdimisht te rezultati (qesh). Diçka që s’më ka ndodhur më parë”, pati thënë kohë më parë Shpresa Rama për mediat vendase.

Ajo ka edhe ‘gajle’. “Vështirësia më e madhe që kemi në përgjithësi të gjithë udhëheqësit e kësaj pozite, është padyshim buxheti i vogël që kemi. Dëshira për të ndihmuar sportin, besomëni, është shumë e madhe, por mundësitë buxhetore të kufizojnë aq shumë”, deklaroi Shpresa Rama.

qPRESAAAA Shpresaaaa sHPRESSSS