Kjo është ndeshja kthyese e fazës së parë të kualifikimeve për UEFA Conference League.
Në ndeshjen e parë, FC Shkupi fitoi me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Para kësaj ndeshje, Bujar Shabani potencoi se do të hyjnë në fushë për të triumfuar.
“Jam kthyer në Kosovë përsëri për të luajtur pas 1 muaji. Është një ndjenjë e mirë, pasi do të luajmë në një stadium kaq të mirë si “Fadil Vokrri. Tek Shkupi më kanë pritur shumë mirë”, tha fillimisht Shabani në konferencë për shtyp.
Shabani iu është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të Batatinës, pasi trajneri i Llapit tha se ata do ta fitojnë këtë sfidë.
“Do të ia lëmë fushës, Batatina është showman”, përfundoi ai.