Bujar Shabani do ta lërë Shkupin pas vetëm një muaji, ai do të rikthehet në Kosovë

Mesfushori kosovar, Bujar Shabani, do ta vazhdojë karrierën në futbollin e Kosovës, edhe pse në qershor u transferua nga FC Drita te FC Shkupi në Maqedoninë e Veriut.

Shabani do të huazohet te Dukagjini i Klinës, ekip i rikthyer në këtë edicion në Superligë.

Shabani ka një karrierë të mirë në Superligën e Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka luajtur dhe me ekipet si FC Ferizaj, KF Feronikeli dhe në Shqipëri ishte pjesë e KF Skënderbeu.

Dukagjini drejtohet nga trajneri Armend Dallku, i cili e ka bërë një skuadër të fuqishme për elitë.

ZYRTARE: Bujar Shabani transferohet te FC Shkupi

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet në ditët në vijim.

Jozef Kuqi – NK Opatija, Arbër Shala – KF Ballkani, Ahmed Januzi – FC Llapi, Ermal Vitija – FC Prishtina, Moriba Tokpa Lamah – KF Trepça’ 89, Odi Chibueze – KF Vellaznimi
Dhe Argjend Bardhi – KF Feronikeli janë lojtarët e transferuar te Dukagjini në këtë afat kalimtar.

Shiten 832 mijë fanella të Messit në 24 orë, mbi 100 mln euro arkëtim

Gjilani dhe Ballkani para testit të madh, luajnë miqësore mes vete