Buffon: Nuk do të mbrohemi

Në konferencën për shtyp bashk me trajnerin Massimiliano Allegri ishte edhe portieri Gianluigi Buffon, i cili e vlerëson gjysmëfinalen si arritje të madhe për Juven.

“Ne i kemi kaluar pritshmëritë dhe kjo që po e përjetojmë është diçka shumë e madhe. Do të luajmë për t’i bërë krenarë tifozët tanë, sepse kemi vuajtur shumë për të ardhur deri këtu. Përvoja ju ndihmon në disa situata, andaj jam optimist që mund t’ia dalim”, deklaroi Buffon.

Ai në fund tha që Juventusi nuk do të luajë në “Santiago Bernabeu” për t’u mbrojtur. /Gazeta Olle