Buffon me deklaratë të papritur për eliminimin e Interit

Ikona e Juventusit, Xhanluixhi Bufon shprehet pas fitores së djeshme ndaj Bajer Leverkusenit 0-2 se do të dëshironte që dhe Interi të vazhdonte fushatën e tij në Ligën e Kampioneve.

Gardiani legjendar italian zhvilloi mbrëmë ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve për këtë sezon.

Për sa i përket eliminimit të zikaltërve pas humbjes 1-2 në shtëpi përballë Barcelonës, ish-kampioni i botës në vitin 2006 mendon se kualfikimi i skuadrës së Antonio Kontes në raundin 1/16 do ta ndihmonte shumë Italinë, e cila mund përfaqësohej me 4 ekipe më tej, jo me 3 (Juventus, Napoli dhe Atalanta).

‘’Më vjen shumë keq për skualifikimin e Interit. Do të ishte fantastike për futbollin italian që të përfaqësohej me 4 skuadra në raundin eliminator.

Duke pritur për shortin e 1/16 ditën e hënë, përgëzoj Napolin dhe Atalantën për kalimin e fazës së parë të Ligës së Kampioneve.

Duhet të jemi të kënaqur me paraqitjet tona’’, shprehet Xhixhi.

Rekordmeni i futbollit italian kërkon të heqë pengun e vetëm në karrierën e tij Ligën e Kampioneve, të cilën nuk ka mundur ta fitojë gjatë karrierës, edhe pse ka shkuar 3 herë në finale me bardhezinjtë.