Buffon: Fitore me penallti? Jo, me gol në minutën e fundit

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e ka lidhur finalen e Ligës së Kampionëve të Berlinit me finalen e Kupës së Botës, që ishte zhvilluar pikërisht në Berlin para 9 vitesh.

“Shpresojmë ta përsëritim atë që e bëmë në Berlin me Kombëtaren e Italisë në vitin 2006. Të fitojmë me penallti? Do të ishte mirë edhe sikur të fitonim me një gol në minutën e fundit. Do të jetë një finale ku mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi Buffon.

Finalja e madhe e 6 qershorit ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës, do të drejtohet nga gjyqtari turk, Cuneyt Çakir. /Gazeta Olle