Buffon: Dua Championsin dhe Botërorit e Rusisë

Njëri prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit, Giggi Buffon, ka folur për prestigjiozen franceze ‘L´Equipe’ në prag të ndeshjes me Monacon. Buffon ka folur për ambiciet e tij deri në fund të karrierës.  “Dua të jemi numri 1 në botë deri në moshën 40 vjeçare. Pastaj do të mendojë për tërheqjen. Dua Botërorin e Rusisë. Kam shumë eksperiencë mbi supe dhe një jetë të organizuar mirë. Nuk jam i pavdekshëm por kur të tërhiqem dua të mund të them se kam patur një karrierë të madhe. Ambicien dhe përqendrimin nuk e kam humbur kurrë”.

Edhe pse është portieri më i shtrejntë në historinë e futbollit ai nuk e ka fituar asnjëherë Championsin. “Besoj tek Championsi. Nuk e kam fituar kurrë por kam punuar shumë gjatë gjithë jetës dhe jam i bindur që do ta fitoj para se te mbyll karrierën”, pohoi Buffon.