Buffon: Barcelona është më e fortë, por më i forti nuk fiton gjithmonë

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, është shprehur optimist për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, por duke e vlerësuar në maksimum skuadrën katalunase.

“Në dy javë mund të ndryshojnë shumë gjëra. Ne e dimë që do ta kemi të vështirë, mirëpo do të japim gjithçka për të dalë kokëlart. Barcelona është më e fortë, por më i forti nuk fiton gjithmonë”, deklaroi Buffon për “Sky Sport”.

Ai e komentoi edhe çështjen e “Topit të Artë”, duke thënë që ky çmim do t’i takojë tjetër kujt. /Gazeta Olle