Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes mund të largohet nga klubi anglez në këtë merkato verore.
Interesimi nga Bayern Munich dhe Barcelona, mund ta bëjnë portugezin të ndryshoj ambient pas disa viteve në Old Trafford, shkruan Gazeta OLLE.
Raportimi i mediave në ishull, është se agjenti i Brunos, është takuar këtë javë me përfaqësuesit e dy klubeve, dhe një ofertë në drejtim të United pritet të ndodh pas Euro 2024.