Bruno Arrabal largohet nga Arbëria: Faleminderit, shpresoj të ktheheni në Superligë

Bruno Arrabal e konfirmon largimin e tij nga Arbëria, pas një viti të kaluar në këtë klub.

Futbollisti brazilian përmes një postimi në llogarinë e tij ka falënderuar të gjithë në klub.

Ai tregoj se nuk do të jetë me pjesë e tyre dhe se shpreson dhe uron që “Stuhia e Kuqe” të rikthehet në Superligë.

“Sot ju njoftoj se nuk jam më pjesë e Arbërisë. Dua të falënderoj Presidentin dhe stafin për bashkëpunimin, veçanërisht trajnerin Arbnor Morina Faleminderit të gjithë tifozëve dhe gjithë qytetit të Lipjanit. Gjithmonë në zemrën time. Shpresoj ta shoh sërish Arbërinë në Superligë”, ka shkruar ai.

Bruno Arrabal, volante rondoniense, estreia com vitória no futebol europeu  | futebol | ge

Arrabal e ka zhvilluar vetëm një sezon për “Stuhinë e Kuqe” dhe ka të zhvilluara 27 paraqitje.

Futbollisti brazilian me parë në Kosovë ka luajtur edhe për Llapin.

E ardhmja e tij ende nuk dihet se ku do të vazhdojë, por që tani ai ndodhet në vendlindje dhe gjatë këtyre ditëve vendos edhe për të ardhmen. /Gazeta Olle/

Feronikeli ka nisur përgatitjet, paralajmërojnë përforcime këto ditë

Kështu mund të luajë Prishtina ndaj Ferencvarosit në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve në “Fadil Vokrri”