Broja regjistron menjëherë një rekord te Southamptoni!

Armando Broja ka shënuar golin e parë në Premierligë.

Sulmuesi shqiptar hyri në librat e rekordeve të futbollit anglez që në ndeshjen e tij të parë si titullar.

Broja shënoi në minutën e 53-të një gol shumë të bukur, gol ky që ishte i fitores për Southampton.

Sipas “OPTA”, në moshën 20 vjeç e 36 ditë, Armando Broja u bë lojtari më i ri i këtij klubi i cili shënonte gol në Premier Ligë në ndeshjen e debutimit si titullar.

Ndeshje e jashtëzakonshme, Leicesteri mposht me rikthim Manchester Unitedin

Emocionet e Brojës pas golit të parë në Ligën Premier: E kam ëndërruar që kur isha tre vjeçar