Broja realizon golin e parë sezonal me Chelsean në Premier League (Video)

Chelsea është duke avancuar me rezultat 2-0 ndaj Fulhamit në udhëtim, ndeshje kjo e vlefshme për javën e shtatë në Ligën Premier.

Golin e dytë në këtë takim e shënoi Armando Broja në minutën e 19-të të ndeshjes, një minutë pasi Chelsea paraprakisht kishte shënuar përmes Mykhaylo Mudryk.

Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi një asistim nga prurja e re në klub, Cole Palmer, për të mposhtur ish-portierin e Arsenalit, Bernd Leno.

Ky ishte goli i parë për Brojën në këtë edicion të ri të garave në Ligën Premier.

Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

Broja realizon, Chelsea merr fitore të rëndësishme në udhëtim te Fulham