Broja nuk ka të ndalur, shpallet lojtari i ndeshjes nga Southampton

Southampton ka shënuar fitore të madhe mbrëmë në udhëtim te West Ham, në xhiron e 19-të të Ligës Premier.

Mysafirët fituan në ndeshjet e “Boxing Day” me rezultat 3-2, shkruan Gazeta Olle.

Armando Broja ka qenë sërish në formën e tij më të mirë duke dhuruar spektakël në fushën e blertë me skuadrën e tij, ku arriti të fitojë dhe një penallti.

Southampton e ka shpallur sulmuesin shqiptar si njeriun e ndeshjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Southampton FC (@southamptonfc)

“Bëhet gjithnjë më i mirë”, ishte postimi i klubit bardhekuq.

20-vjeçari gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës nga “St. Mary”, ka zhvilluar në total 14 sfida në Premier Ligë, duke shënuar katër gola.

/Gazeta Olle/

Revolucion te Real Madridi, pesë futbollistë drejt largimit në janar

Isufi për largimin nga Ballkani: Ishim brenda objektivave, ndoshta kryetari i klubit ka pritur më shumë