Broja mungon në ndeshjen e radhës për Southamptonin për një arsyeje të veçantë

Armando Broja

Armando Broja nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Southampton për ndeshjen e raundit të 32-të të Premier League kundër Chelsea-t. Talenti i kombëtares shqiptare ka pasur ndeshje të mira, duke fituar kështu rolin e titullarit të padiskutuar te “Saints”.

Pavarësisht rolit të fituar në skuadrën e Ralf Hasenhuttl, sulmuesi “kuqezi” ka një klauzolë në kontratën e huazimit te Southampton, që nuk e lejon Brojën që të luajë kundër skuadrës që ka në pronësi kartonin e tij, Chelsea-t.

“Blutë” e Londrës kanë preferuar të mos rrezikojnë, ndoshta duke ditur deri diku potencialin e Brojës, ndaj që Southampton të merrte shqiptarin duhej të pranonte këtë klauzolë.

Performanca e Brojës te “Saints” vazhdon të përmirësohet nga dita në ditë, ndërsa golin e fundit sulmuesi e ka realizuar më 2 mars në ndeshjen e FA Cup kundër West Ham, të cilën Southapton e fitoi me rezultatin 3-1.

AGK-ja dënon vendimin për mbylljen e Kuvendit të FFK-së për gazetarët dhe mediat 

Drita – Ramiz Sadiku nuk do të luhet në stadiumin e qytetit, por në atë me bari artificial