Në këtë takim, Drita u përballë me KF Vjosën, ku edhe debutuan disa lojtarë të rinj, ndërsa fitoi 2-1.
Njëri ndër ta ishte Rron Broja, i cili konsiderohet si njëri nga transferimet më të qëlluara nga “Intelektualët”.
“Gjithçka ishte e mirë në ndeshjen e parë. Do të jap më të mirën nga vetja ime, ky është synimi im për stinorin e ri të Superligës”, u shpreh Broja për Gazeta Sheshi.
Ai u premtoi të gjithë “Intelektualëve” se do të jap maksimumin nga vetja dhe shpreson që skuadra të arrij sa më lartë që është e mundur.
Drita do të luajë ndeshjen e saj të radhës më 11 gusht ndaj Dukagjinit.