Broja: Ka ardhur momenti ta tregojmë kualitetin

Drita zhvillon nesër (e premte) ndeshjen e xhiros së nëntë kampionale si mysafire e Ulpianës.

Në konferencë për media para ndeshjes janë paraqitur kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Rron Broja, shkruan Gazeta Olle.

Broja është shprehur se ka ardhur momenti t’itregojmë kualitetet e tyre si ekip.

“Kemi punuar mirë në këto dy javë dhe kemi punuar në shumë aspekte që të përmirësohemi sa më shumë. Nesër na pret një ndeshje e vështirë kundër një skuadre e cila mbrohet, por edhe sulmon mjaft mirë. Por, besoj se ka ardh moment që ta tregojmë kualitetin që e kemi dhe të rikthehemi te fitorja dhe aty ku e kemi synimin”, deklaroi Broja.

/Gazeta Olle/

Këta janë favoritët nga kompanitë e basteve për ta fituar “Topin e Artë”

Delegohen gjyqtarët për xhiron e nëntë të Superligës, ja kush i drejton ndeshjet kryesore