Kombëtarja e Shqipërisë në radhët e veta së shpejti pritet ta ketë një “bishë”.
Sulmuesi i ri i talentuar Armando Broja po shkëlqen në fanellën e Chelsea U19, shkruan Gazeta Olle.
Pak minuta më parë Broja ka shënuar golin e radhës te skuadra angleze.
Por goli i shënuar sot ishte më i veçantë sepse atë e arriti në Ligën e Kampionëve për të rinj ndaj skuadrës spanjolle, Valencia.
Në takimin e zhvilluar në “Cobham Training Centre”, ndeshja përfundoi me rezultatin 3:3.
Kujtojmë se Broja është pjesë e Shqipërisë U21 por që ende nuk ka marr besimin e trajnerit Edi Reja në skuadrën e parë./GazetaOlle