Broja i pandalshëm, realizon gol fantastik ndaj West Hamit (Video)

Armando Broja ka shënuar golin e tretë për Southamptonin në ndeshjen kundër West Ham Unitedit.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka realizuar në minutën e pestë shtesë për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij në këtë përballje të FA Cup, shkruan Demokracia.com.

Broja kaloi disa lojtarë kundërshtarë dhe “shkundi” rrjetën duke kompletuar një gol fantastic.

Ndryshe, kjo sfidë është në kuadër të 1/8 së finales në FA Cup.

Chelsea fiton me shumë vështirësi në udhëtim te Luton

Juventusi merr fitore të madhe ndaj Fiorentinës, falë një autogoli në minutën e fundit